Ballina Flash

Parashikimi i motit, 27 janar 2022

TIRANË, 27 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht prej orëve të mesditës shtim vranësirash mesatare. Duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Në momentin e shtimit të vranësirave në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit do etë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Vlen për tu theksuar se temperaturat si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës parashikohen me rritje por në orët e mëngjesit në rrugë do të jenë të pranishme ngricat e forta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-6m/sek, në bregdet deri në 10-12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -2/8 Diell re
Kukës -5/6 Diell re
Lezhë -1/10 Diell re
Dibër -8/3 Diell re
Durrës -1/12 Diell re
Tiranë -2/11 Diell re
Elbasan -2/9 Diell re
Berat -5/7 Diell re
Vlorë -1/12 Diell re
Korçë -8/3 Diell re
Gjirokastër -5/7 Diell re
Sarandë 1/12 Diell re

 

 

                                                               

                 

           

                           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Ambasadori ukrainas: Plani i Berlinit për të dërguar helmeta një gjest simbolik
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/01/2022