TIRANË, 21 janar /ATSH/ Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), publikoi sot përditësimin e informacionit mbi prurjet natyrore dhe prodhimin e energjisë elektrike në kaskadën e lumit Drin.
Sipas KESH-it, prurjet natyrore në kaskadë janë në total 220 m3/s.
Niveli në liqenin e HEC-it të Fierzë është 274.62 mmnd, në HEC-in e Komanit 173.27 mmnd dhe në HEC-in e Vaut të Dejës 74.02 mmnd.
Prodhimi ditor i energjisë elektrike në të tre HEC-et është 15,781 MWh, njoftoi KESH.
/j.p/r.e/























