Ballina Bota

COVID-19 – Greqia regjistron 18 869 të infektuar në 24 orët e fundit

ATHINË, 21 janar /ATSH-ANA/ – Greqia ka konfirmuar 18 869 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, përfshirë 70 të identifikuar në pikat e hyrjes në vend, deklaroi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 1 742 363 infeksione. Në rastet e konfirmuara të shtatë ditëve të fundit, 446 infeksione lidhen me udhëtime nga jashtë dhe 2489 me raste të tjera të konfirmuara nga brenda territorit.

Gjithashtu janë regjistruar 81 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave të pandemisë në 22 366.

Nga këto, 95% kishin sëmundje bashkëshoqëruese ose ishin 70 vjeç e lart.

Gjithsej 688 pacientë janë në ventilim në spitale.

Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç dhe 80,8% kanë një sëmundje të tjera ose janë 70 vjeç e lart./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak11 vjet nga 21 Janari, Rama: Vrasja barbare kërkon Drejtësi
Artikulli tjetërVdes Meat Loaf që këndoi ”I’d Do Anything For Love”