Ballina Bota

UASHINGTON – Stoltenberg: NATO e bashkuar pas deklaratave të Biden

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-DPA/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka nënvizuar unitetin e aleancës së mbrojtjes përballë agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Të gjithë aleatët e NATO-s e kanë bërë të qartë disa herë se ne do të reagojmë nëse Rusia kryen edhe një herë veprime agresive kundër Ukrainës”, tha Stoltenberg për CNN.

“Ne jemi të gatshëm të vendosim sanksione dhe natyrisht po mendojmë gjithashtu të rrisim grumbullimin e trupave të NATO-s në pjesën lindore të aleancës. Në të njëjtën kohë, ne kemi ftuar edhe Rusinë për një sërë takimesh për t’u ulur dhe për t’u përpjekur për të gjetur një zgjidhje politike”, tha Stoltenberg.

“Shtetet e Bashkuara kanë përcjellë një mesazh shumë të qartë së bashku me të gjithë aleatët e tjerë të NATO-s se “ne nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë përdorimin e mëtejshëm të forcës ushtarake kundër Ukrainës”, tha Stoltenberg.

“Dhe Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të koordinuar të gjithë aleatët e NATO-s në përgjigjen tonë ndaj veprimeve agresive nga Rusia kundër Ukrainës”, shtoi ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis puna për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Rama: Shqipëria, vlerë e shtuar e Aleancës
Artikulli tjetërRama: Plani kombëtar i pastrimit nuk do të ndalet