TIRANË, 15 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ketë mot të ndikuar nga masa ajrore të ftohta dhe të qëndrueshme.
Këto do të sjellin mot të kthjellët me ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat malore e kodrinore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/13 | Diell |
| Kukës | -1/10 | Diell |
| Lezhë | 4/15 | Diell |
| Dibër | -2/9 | Diell |
| Durrës | 5/15 | Diell |
| Tiranë | 1/14 | Diell |
| Elbasan | 0/14 | Diell |
| Berat | 0/15 | Diell |
| Vlorë | 4/15 | Diell |
| Korcë | -2/10 | Diell |
| Gjirokastër | -1/12 | Diell |
| Sarandë | 5/15 | Diell |












