Ballina Flash

Shkëlqejnë legjionarët kuqezinj, Gjimshiti shënon gol, shumica e lojtarëve aktivizohen si titullarë në Evropë

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Futbollistët e Kombëtares shqiptare zhvilluan një tjetër javë pozitive duke u aktivizuar si titullarë dhe duke dhuruar paraqitje të mira me klubet e tyre në Evropë.

Kapiteni i ekipit tonë kombëtar, Berat Gjimshiti realizoi një gol të rëndësishëm në sfidën Atalanta – Torino, duke ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë një pikë të vlefshme. Mbrojtësi kuqezi u rikthye te goli pas gati 2 vitesh e gjysmë në kampionatin italian.

Enea Mihaj dhuroi një paraqitje të mirë në kampionatin portugez, duke luajtur për 90 minuta me Famalicao-n. Edhe portieri kuqezi, Thomas Strakosha ishte titullar në portën e AEK-ut gjatë sfidës kundër PAOK-ut.

Ndërkohë Ylber Ramadani, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Ivan Balliu, Arbër Hoxha, Feta Fetai, Taulant Seferi, Rey Manaj, Arlind Ajeti, Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre duke konfirmuar rëndësinë në klubet përkatëse.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformimi i Qytetit Studenti, Rama: Vepra arkitektonike do t’i bashkohen koleksionit të Tiranës
Artikulli tjetërSilvinjo dhe stafi teknik i Kombëtares ndjekin derbin e Milanos, takojnë Asllanin