Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 26 janar 2025

TIRANE, 26 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe alternime vranësirash kalimtare përgjatë relieveve malore nga  orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/sek, ndërsa në bregdet e lugina, hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 15m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/14 Diell pak re
Kukës 2/12 Diell pak re
Lezhë 8/16 Diell pak re
Dibër 4/17 Diell
Durrës 10/18 Diell
Tiranë 9/19 Diell
Elbasan 8/19 Diell
Berat 7/19 Diell
Vlorë 10/19 Diell pak re
Korçë 3/14 Diell pak re
Gjirokastër 4/13 Diell pak re
Sarandë 9/20 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla, vizitë në Qendrën Islame në Detroit ku mësojnë gjuhën shqipe fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/01/2025