TIRANË, 15 janar/ATSH/ Një aksion pastrimi është ndërmarrë sot në zonën e Durrësit të Ri nga bashkia e këtij qyteti.
Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako duke sjellë momente nga pastrimi u shpreh se përveç punës së përditshme të pastrimit, të gjitha ekipet me forca të shtuara ndërhyjnë në 17 zona të qytetit 2 herë në muaj, çdo të hënë të parë të muajit dhe çdo datë 15, për një pastrim rrënjësor në të gjitha lagjet e qytetit.
Kjo nismë e bashkisë, synon që Durrësi të kthehet në një qytet sa më të pastër dhe më të bukur.
Qyteti bregdetar është destinacion veror i një numri të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj ndërsa vizitohet edhe për trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike. Po ashtu, Durrësi është edhe porti më i madh detar në vend. /j.p/























