Ballina Flash

Kumbaro: TEA, mbi 80 mijë instalime në 127 vende

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot lajmin se aplikacioni TEA (Tourism Events of Albania) tashmë është instaluar nga 80583 përdorues, në 127 vende të botës.

“Një tjetër vit turistik nis me TEA-n si udhërrëfyese e përvojave të jashtëzakonshme në Shqipëri, me mbi 80 mijë instalime në 127 shtete, një platformë që vazhdimisht përsos shërbimin si dhe eksperiencat e përdoruesve të saj në çdo cep të Shqipërisë”, u shpreh ministrja Kumbaro, në rrjetet sociale.

Gjatë sezonit turistik aplikacioni pati 53719 përdorues. Aktualisht TEA ka arritur të shkarkohet në 7 kontinente.

Me shkarkimin e TEA-s çdokush mund të ketë kalendarin turistik të eventeve, sitet turistike, vendet për akomodim, kontaktet në raste urgjencash etj. Kalendari digjital i turizmit është një platformë e organizuar e programeve turistike, kulturore dhe artistike që u shërben turistëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.

Aplikacioni TEA është i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat. Në aplikacion gjenden aktivitetet që ndodhin gjatë sezonit turistik në çdo kohë dhe në çdo vend. Mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të nxjerrë rezultatet ku veprimtaritë do të jenë të dedikuara për të gjitha grup-moshat.

/r.e//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZhupa: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Artikulli tjetërElbasan, Llatja: Lëndë drusore me çmim 20% më lirë për familjet në nevojë