Ballina Flash

Imzot Giovani Peragine në krye të Kishës Katolike në Shkodër

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Nga dita e sotme Imzot Giovani Peragine ka marrë zyrtarisht detyrën e Arqipeshkvit të Dioqezës Shkodër-Pult.

Ceremonia e dorëzimit të detyrës u mbajt pranë katedrales së Shkodrës, ku iu dorëzua detyra nga Monsinjor Angelo Massafra.

Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër Pult, Imzot Peragine u shpreh se “me ardhjen në këtë Arqipeshkvi të Dioqezës Shkodër-Pult jam i vetëdijshëm se po shkel në një tokë të shenjtë një tokë e larë me gjakun e shumë martirëve, të cilët për të dëshmuar besnikërinë e tyre ndaj Krishtit dhe për të treguar afërsinë e tyre me njerëzit nuk ngurruan të japin jetën si Krishti”.

Monsinjor Peragine u caktua Ipeshkëv kuaditor në maj të vitit të kaluar pas dorëheqjes së Monsinjor Angelo Massafra, i cili shërbeu në Shkodër për 28 vite.

Mesha e parë zyrtare e kreut të ri të Kishës Katolike në Shkodër do të mbahet më 11 janar.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZjarr në një pallat në Lezhë, zjarrfikësit evakuojnë disa banorë
Artikulli tjetërREPUBLIKA ÇEKE – Fiala: Te hapur ndaj thirrjes së Trump për objektiva më të larta të mbrojtjes së NATO-s