Ballina Flash

Kumbaro: Ujëvara e Sopotit, eksperienca të paharrueshme për pasionantët e natyrës

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Ujëvara e Sopotit është një destinacion natyror i bukur që ndodhet në jug të qytetit të Përmetit, mbi fshatin Stërmbec.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamjet nga ujëvara, duke theksuar se “ofron eksperienca të paharrueshme për të gjithë pasionantët e natyrës”.

Ujëvara e Sopotit mbi Stërmbec, është vendosur rrëzë malit Nemërçkë, i cili ka një lartësi prej 2485 metra mbi nivelin e detit.

Për të arritur te ujëvara, duhet të ndiqet një shteg që jep mundësinë të shijohen pamjet dhe bukuria e natyrës së zonës. Shtegu ofron pamje të mahnitshme të malit Nemërçkë dhe gjithë cirkuitit akullnajor që e karakterizon atë.

Në këtë udhëtim, të apasionuarit pas natyrës përjetojnë aventurë tërheqëse dhe harmoninë me mjedisin natyror. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Liria e medias rrezikohet nga mungesa e sigurisë dhe presionet politike
Artikulli tjetërGJERMANI – Qindra fluturime të anuluara pas motit të keq