TEL AVIV, 18 dhjetor /ATSH-DPA/-Presidenti izraelit Isaac Herzog u takua sot me Adam Boehle, i dërguari special i presidentit të sapozgjedhur Donald Trump – për çështjet e pengjeve – në rezidencën e tij zyrtare në Jerusalem – në një përpjekje drejt një armëpushimi në Rripin e Gazës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Egjiptin dhe Katarin, prej disa muajsh po përpiqen t’i japin fund luftës në Rripin e Gazës.
Ekipi i Trump po luan një rol kyç – përpara kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.
Lufta filloi pas sulmeve të 7 tetorit 2023 të iniciuara nga Hamasi dhe organizata të tjera ekstremiste – në të cilat 1200 njerëz vdiqën dhe më shumë se 250 të tjerë u rrëmbyen.
Sipas autoriteteve palestineze shëndetësore, numri i të vdekurve në rajon është rritur në më shumë se 45 000.
Autoritetet izraelite besojnë se Hamasi po mban ende 100 pengje, disa prej të cilëve nuk janë më gjallë.
Raportet e fundit të medias kanë sugjeruar se progresi në bisedimet e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve është i afërt. //a.i/























