TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci përshëndeti gjatë ceremonisë së dorëzimit çmimeve për “10 sportistët më të mirë të vitit”, një aktivitet i organizuar nga Gazeta “Shkodra Sport” dhe Bashkia Shkodër dhe që u mbajt në kinema Republika.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, i cili i dorëzoi çmimin kampionit të boksit Nelson Hysa u shpreh se “sportistët janë ambasadorë të qytetit dhe një vlerë e shtuar për Shkodrën”.
Për drejtuesin e gazetës “Shkodra Sport”, Gjergj Kola, kjo ceremoni është një moment i veçantë për të nderuar më të mirët.
Aktiviteti “10 sportistët më të mirë të vitit” është kthyer tashmë në një traditë për Shkodrën duke nderuar sportistët kampionë në të gjitha disiplinat.
Më të mirët 2024 u shpallën Bruno Rrotani, Nora Deda, Senad Drini, Mateo Balaj, Kasandra Kovaçi, Bernada Rreshpja, Esmeralda Franja, Bekim Balaj, Franko Burraj, Nelson Hysa. /j.p/






















