Ballina Aktualitet

Basha: Koha për rrugë të re, të çliruar nga hijet e së shkuarës

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, u shpreh sot se “në zgjedhjet e ardhshme kush voton Ramën, merr peshqesh Berishën dhe kush voton Berishën merr peshqesh Ramën”.

Në një postim në rrjetet sociale Basha tha se zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi për t’i dhënë fund “tangos së interesave personale” mes Ramës dhe Berishës, të cilët, kanë mbajtur vendin peng për dekada.

Sipas tij, është koha për të refuzuar këtë sistem të kalbur dhe për të zgjedhur një politikë të re që i shërben familjeve shqiptare.

“Voto Ramën, merr peshqesh Berishën. Voto Berishën, merr peshqesh Ramën, ky është teatri që duan t’u imponojnë qytetarëve përmes pazareve të tyre për amnistinë e të korruptuarve dhe mbylljes së listave. Më 11 maj, shqiptarët kanë mundësinë t’i japin fund tangos së interesave personale të dyshes Rama-Berisha, që kanë mbajtur vendin peng për dekada. Është koha për të refuzuar këtë sistem të kalbur dhe për të zgjedhur një rrugë të re, të çliruar nga hijet e së shkuarës, për një politikë që u shërben familjeve shqiptare, jo interesave të Trekëndëshit të Bermundës”, shkruan Basha.

 

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI dënuar me 20 vjet burg në Itali për trafik droge, sekuestrohen pasuritë e Alket Hatijas
Artikulli tjetërSPAK pjesë e operacionit ndërkombëtar të Europol, sekuestrohen 25 milionë euro kriptomonedha