Ballina Aktualitet

Ambasada gjermane: Vetting-u, model për forcimin e mëtejshëm të shtetit ligjor

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Ambasada gjermane në Tiranë sot përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e Gjermanisë në krah të Shqipërisë, në forcimin e shtetit ligjor përmes përfundimit të procesit të Vetting-ut.

“Përfundimi i suksesshëm i procesit të Vetting-ut të sistemit të drejtësisë në shkallën e parë është një gur themeli i rëndësishëm për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Institucioneve shqiptare të drejtësisë, veçanërisht Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshilli të Lartë të Prokurorisë, u kërkohet të vazhdojnë të ruajnë në mënyrë aktive standardet e larta të integritetit dhe cilësisë në drejtësi, të vendosura përmes procesit të Vetting-ut”, thuhet në postimin e Ambasadës gjermane.

Sipas Ambasadës, ky model suksesi i procesit të Vetting-ut është një “model për forcimin e mëtejshëm të shtetit ligjor në rrugën drejt Bashkimit Evropian, për të cilën Gjermania qëndron në krah të Shqipërisë”.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Spanja tejkalon rekordin vjetor të emigrantëve
Artikulli tjetërKuqezinjtë, Bajrami realizon në finalen e Kupës së Ligës, Laçi shpallet “lojtari i ndeshjes”