Ballina Flash

Muzhaqi-Atanasov: Ligji i Vullnetarizmit, gur themeli në rrugën drejt integrimit evropian

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilloi sot një takim me Dragan Atanasov, ekspertin që ka asistuar në hartimin e ligjit të ri për vullnetarizmin.

Muzhaqi dhe Atanasov diskutuan për zbatimin praktik të ligjit, me qëllim krijimin e një mjedisi mbështetës dhe gjithëpërfshirës për të rinjtë dhe shoqërinë civile në Shqipëri.

“Ky ligj është një gur themeli në rrugën drejt integrimit evropian dhe fuqizimit të vullnetarizmit, si një vlerë thelbësore për komunitetet tona”, tha Muzhaqi.

Pas konsultimeve të shumta me të rinjtë dhe shoqërinë civile, tashmë projektligji për vullnetarizmin është në regjistrin e konsultimit publik.

Ndryshimet në ligjin e vullnetarizmit konsistojnë në krijimin e një regjistri në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive ku secili vullnetar i hidhen të dhënat, merr një librezë vullnetarizmi në mënyrë që edhe t’i njihet kontributi në CV e tij dhe më tej. Ato vijnë në kuadër edhe të qasjes evropiane ndaj vullnetarizmit, të nevojës për të afruar rininë me punën vullnetare, për të rritur angazhimin e tyre, për një shoqëri më humane dhe njerëz më të angazhuar.

/k.s/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNxënësit e gjimnazit “Eqrem Çabej” mbjellin pemë, Veliaj: Transformim i jashtëzakonshëm i Tiranës
Artikulli tjetërGJERMANI – Gjithnjë e më shumë njerëz nën kufirin e varfërisë për shkak të kostove të strehimit