Ballina Flash

Lezha mirëpret rapsodë dhe instrumentistë popullorë nga i gjithë vendi

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë ka startuar në Lezhë, duke sjellë për edicionin XIII të tij një përvojë të pasur kulturore dhe artistike.

Në skenën e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri”, për dy netë radhazi, publiku do të shijojë interpretime magjike nga rapsodë dhe instrumentistë të moshave të ndryshme.

Skena e Pallatit të Kulturës u vesh mbrëmjen e djeshme nga kostumet tradicionale shumëngjyrëshe që pasqyrojnë larminë kulturore shqiptare, ndërsa rapsodët përcollën melodi autentike, që rrëfejnë historinë dhe trashëgiminë tonë kombëtare.

Ky festival organizohet nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale, në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës, duke treguar angazhimin për promovimin e vlerave të trashëgimisë folklorike shqiptare.

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë synon promovimin e identitetit, traditës dhe kulturës shqiptare.

 

/m.m/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPastrohen inertet në akset Qafë Mali-Fierzë dhe Kukës-Bushtricë
Artikulli tjetërTentuan të fusnin 21 000 franga zvicerane të padeklaruara në Shqipëri, nën hetim dy persona