Ballina Flash

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, OKB: Vullnetarët e bëjnë botën më të mirë

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres në mesazhin e tij me rastin e kësaj dite, tha se vullnetarët mishërojnë më të mirën e njerëzimit.

“Në këtë ditë të rëndësishme, le të marrim frymëzim nga shembulli i tyre dhe le të vendosim të bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar në formimin e një bote më të mirë për të gjithë”,  u shpreh Guterres.

Numri mujor i vullnetarëve të moshës 15 vjeç e lart, arrin në 862,4 milionë në mbarë botën.

Shumica e punës vullnetare vazhdon të organizohet në mënyrë informale ndërmjet individëve, me 14.3% të popullsisë globale që merr pjesë, ndërsa 6.5% e njerëzve në moshë pune në mbarë botën angazhohen zyrtarisht në vullnetarizëm nëpërmjet një organizate ose shoqate.

Zyrtarisht vullnetarët janë kryesisht burra, por ka gjasa që numri i grave që veprojnë në mënyrë informale t’i tejkalojë ata. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj: Investimi në lumin Drin shmang përmbytjen në mbi 500 hektarë tokë bujqësore
Artikulli tjetërBasha: Amendamenti për ndihmë ushtarake për Kosovën pengohet nga mazhoranca