Ballina Bota

SHBA – Blinken mirëpret anulimin e ligjit ushtarak në Korenë e Jugut

UASHINGTON, 4 dhjetor /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përshëndeti dje në mbrëmje vendimin e presidentit të Koresë së Jugut për të anuluar ligjin ushtarak – menjëherë pasi ai e shpalli atë.

Në një deklaratë, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndjekur nga afër zhvillimet në Korenë e Jugut, në 24 orët e fundit dhe presin që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin e së drejtës.

“Ne mirëpresim deklaratën e presidentit Yoon për anulimin e urdhrit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ushtarake”, tha Blinken, duke vënë në dukje se anulimi i urdhrit ishte në përputhje me kushtetutën e Koresë së Jugut – pas votimit unanim të Asamblesë Kombëtare për të hedhur poshtë vendimin. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryetarja e AMA-s apel prindërve dhe adoleshentëve: Kujdes ndaj sfidës së “Spiderman” në TikTok
Artikulli tjetërUnaza e Tiranës hapet për qarkullimin e automjeteve më 31 dhjetor