Ballina Flash

SPAK i komunikon akuzën kryebashkiakut të Devollit

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro, të cilin e ka akuzuar për shpërdorim detyre.

Duro u pyet në kuadër të kësaj procedure për afro 3 orë nga hetuesit, këtë të martë.

Duro dyshohet se ka shkelur ligjin duke licencuar një pikë karburanti, edhe pse ishte ndërtim pa leje. Vetë kryebashkiaku i ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se ka zbatuar vetëm ligjin.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Arsimi prioritet kombëtar i qeverisë, në 2025 buxheti rritet me 18,8%
Artikulli tjetërTeatri te Parku i Madh i Liqenit të Tiranës do të mbajë emrin e Mirush Kabashit