Ballina Aktualitet

Organizonin baste sportive online, arrestohen 4 shtetas

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Policia e Tiranës ka arrestuar 4 shtetas për organizmin e basteve sportive online.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” ka finalizuar operacionin policor të koduar “Bad spin 6”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale K. R., 27 vjeç, A. P., 32 vjeç, G. K., 57 vjeç, Y. Sh., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi N. L., 21 vjeç.

5 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Tiranës shpërndan banesat e reja për 62 familje të lagjes “5 Maji”
Artikulli tjetërKuvendi, 1 minutë heshtje për Prof. Sami Repishtin