Ballina Aktualitet

Kuvendi 1 minutë heshtje për Arben Tafajn, Spiropali: Tirana humbi një nga mbrojtësit e saj

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Kuvendi mbajti sot një minutë heshtje në nderim të figurës së Arben Tafajt, që u nda sot nga jeta.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kërkoi që të nderohej një figurë e shquar si Arben Tafaj, ndërsa tha se “Tirana humbi një nga mbrojtësit e saj, qytetaria humbi një pjesë të zërit dhe frymës, shoqata “Tirana” humbi drejtuesin, shoqëria humbi një njeri me vlera për qytetin e tij.

“Ikja e Arben Tafajt është një humbje jo vetëm për bashkëshorten, fëmijët, miqtë dhe të dashurit e tij, por edhe për çdo tirons dhe kryeqytetas që ai e përfaqësoi denjësisht”, tha në fjalën e saj, kryetarja Spiropali.

Minuta e heshtjes u propozua nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe pas konsultimeve mes grupeve parlamentare u vendos momenti i mbajtjes së minutës së heshtjes.

Arben Tafaj ishte kryetar i shoqatës “Tirana” dhe ish-kandidat i pavarur i Bashkisë Tiranë. Me profesion ekonomist dhe i diplomuar në vitin 1986, Tafaj ishte zyrtari i zgjedhur me votat e qytetarëve me tre mandate radhazi, si këshilltar bashkiak, ndërsa mbajti postin e kryetarit të njësisë bashkiake numër 8. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Korridoret paneuropiane, përfitime ekonomike për zonat ku kalojnë
Artikulli tjetërSpaho propozon rritje çdo vit me 1% të PBB-së të buxhetit për arsimin