Ballina Ekonomi

Qendra “Digital Roots” në Bajram Curri, hapësirë e re për të rinjtë

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Qendra “Digital Roots” në Bajram Curri është hapësira e re për të rinjtë, të cilët përmes trajnimeve do të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën teknologjisë dhe inovacionit, njëkohësisht duke krijuar kontakt me kompanitë brenda dhe jashtë vendit për praktika mësimore dhe punësim.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se kjo qendër ofron gjithashtu edhe këshillim për nismat e sipërmarrjes, duke ndihmuar të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në biznes.

“Kjo iniciativë, e mbështetur nga MEKI, është një shembull i përkushtimit ndaj profesionistëve të rinj dhe do të ketë përkrahje të vazhdueshme për të siguruar qëndrueshmërinë dhe suksesin e saj në vite”, theksoi ai. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – BM premton ndihmë shtesë me vlerë 19 milionë paund për Rripin e Gazës
Artikulli tjetërFestivali i Librit Shqip, promovohet letërsia shqipe në Toronto të Kanadasë