Ballina Bota

KIEV – Scholz: Gjermania do të mbetet mbështetësja më e fortë e Ukrainës në Evropë

KIEV, 2 dhjetor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbërritur sot në Kiev – për herë të parë në dy vjet e gjysmë – për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Udhëheqësi gjerman njoftoi dërgesa të mëtejshme të armëve me vlerë 650 milionë euro deri në fund të dhjetorit për mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë.

“Do të doja ta bëja të qartë se Gjermania do të mbetet mbështetësja më e fortë e Ukrainës në Evropë”, tha Scholz.

Vizita nuk ishte paralajmëruar më parë për arsye sigurie.

Scholz tha se udhëtimi i tij ishte një shenjë solidariteti – me një vend që ka mbrojtur veten në një mënyrë heroike kundër luftës së pamëshirshme të agresionit të Rusisë – për më shumë se 1000 ditë.

“Ukraina mund të mbështetet në Gjermani. Ne themi atë që bëjmë. Dhe ne bëjmë atë që themi”, tha Scholz.

Vizita e fundit e Scholz në vend ishte në qershor 2022.

Lufta në Ukrainë filloi në shkurt 2022 me pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë, që kur Kremlini aneksoi ilegalisht katër zona në lindje të vendit.

Kievi ka kërkuar më shumë armë perëndimore – duke përfshirë raketa me rreze të gjatë veprimi nga Gjermania – që Scholz ka refuzuar t’i sigurojë – për të ndihmuar në zmbrapsjen e forcave ruse. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu: Procedura Whipple, teknologji e fundit për trajtimet në Spitalin Universitar të Traumës
Artikulli tjetërRama: “Oda e Zjarrit” i shton jetës turistike mbrëmjen e traditës shqiptare