Ballina Bota

PARIS – Macron viziton Notre-Dame pas restaurimit: fantastike!

PARIS, 29 nëntor /ATSH-ANSA/ – Është sublime’: këto ishin fjalët e para të presidentit francez, Emmanuel Macron, kur zbuloi brendësinë e katedrales Notre-Dame de Paris, të restauruar tërësisht pas zjarrit të 15 prillit 2019.

“Kjo është katedralja siç nuk e kemi parë kurrë më parë”,  tha kryepeshkopi i Parisit, Laruent Ulrich, duke shoqëruar presidentin.

Katedralja pariziane, rizbulon madhështinë e saj, shkëlqimin e saj”, theksoi presidenti francez Macron.

Sot është inspektimi i fundit i Macron në kantierin e Notre-Dame de Paris para festimeve për rihapjen, ku pritet të përfshijë edhe presidentin italian, Sergio Mattarella, të planifikuar për 7 dhe 8 dhjetor.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMF: Të ardhurat nga akciza 52,5 miliardë lekë, gjatë 10-mujorit
Artikulli tjetër80-vjetori i Çlirimit, QKLL konferencë shkencore mbi muzetë dhe shtëpitë-muze të Luftës