Ballina Ekonomi

Lirohet nga detyra zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave liroi sot nga detyra zëvendësministren e Financave, Vasilika Vjero.

Vendimi u mor pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama dhe hyn në fuqi menjëherë.

Vjero mbante postin e zëvendësministres së Financave prej datës 14 shkurt 2020.

Më herët ajo ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve dhe më pas të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Forcës, Osmani uron FSK-në: Ju jeni gardianë të paqes në Kosovë
Artikulli tjetërHiqen vizat me Republikën Domenikane për pasaportat diplomatike