Ballina Bota

UASHINGTON – SHBA: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin “pranë”

UASHINGTON, 25 nëntor /ATSH-AFP/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit është “pranë”, por negociatat janë ende në vazhdim, tha sot Shtëpia e Bardhë.

“Ne besojmë se kemi arritur në këtë pikë ku jemi afër”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby, duke shtuar se ende nuk ishte arritur në atë pikë.

“Ne besojmë se trajektorja e kësaj po shkon në një drejtim shumë pozitiv – por përsëri asgjë nuk bëhet derisa të bëhet gjithçka, asgjë nuk negociohet derisa gjithçka të negociohet”, shtoi ai.

Kirby tha se do të ishte “e papërgjegjshme” të konfirmoheshin raportet e shtypit në lidhje me përmbajtjen e çdo marrëveshjeje, duke shtuar se ai nuk donte të bënte asgjë që mund të përmbyste shanset.

“Presidenti Joe Biden ka monitoruar progresin e bisedimeve të armëpushimit “nga afër” dhe ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të dërguarin special të SHBA-së, Amos Hochstein, i cili vizitoi rajonin javën e kaluar”, tha Kirby. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjekti me mbështetjen e ambasadës së SHBA,100 studentë përvojë praktike në sigurinë kibernetike
Artikulli tjetërNëntori në Durrës, Rama ndan pamje nga perëndimi