TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Akademia e Forcave të Armatosura ka njoftuar sot nisjen e kursit të 60-të Bazë në ambientet e Qendrës së Arsimimit Profesional të Nënoficerëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Akademia e Forcave të Armatosura bën të ditur se, në këtë kurs marrin pjesë 60 kursantë, me një kohëzgjatje prej 8 javësh, që përfshin module teorike dhe praktike.
“Qendra ka marrë të gjitha masat organizative për mbarëvajtjen e procesit mësimor, duke garantuar kushte optimale administrative dhe stërvitore. Kursantët do të marrin njohuri të rëndësishme për menaxhimin, drejtimin dhe organizimin e mësimit dhe stërvitjes në rolin e komandantit të skuadrës, si dhe detyra të përafërta me këtë funksion”, përfundon postimi.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























