Ballina Flash

“Euridika”, në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ “Shadow-Euridika thotë”, u rishfaq këtë fundjavë për artdashësit e kryeqytetit. Drama vjen si një produksion i Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Shadow – Euridika thotë!” është vepër e autores Elfride Jelinek. Me regji nga austriakja Sabine Mitterecker vepra erdhi në skenë me interpretimin e tre aktoreve: Adriana Tolka, Albana Kocal, Flobensa Bazati.

Orfeu dhe Euridika janë mishërimi i të dashuruarve. Kur Euridika vdes para kohe pasi pickohet nga një gjarpër, Orfeu futet në botën e nëndheshme për ta rikthyer në jetë, duke magjepsur Hadesin me muzikën e tij. Por çfarë ndodh nëse Euridika nuk dëshiron të kthehet? Po nëse ajo refuzon të shihet si simbol i dashurisë së tij që ai ka nevojë për ta shpëtuar?

Këto rrëfen Elfride Jelinek, fituese e çmimit “Nobel” në letërsi në vitin 2004.

Që kur fitoi çmimin “Nobel”, fokusi i saj është zhvendosur nga tregu i librave tek skena teatrore. Teatri ekperiamental shkruan se, kjo i lejon asaj të reagojë më shpejt ndaj ngjarjeve aktuale. Përveç teksteve për teatër, ajo publikon edhe ese mbi tema aktuale.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Në rrezik legjitimiteti i regjistrimeve në Sky ECC dhe Encro Chat, BE të ushtrojë presion
Artikulli tjetërFOKUS – IA ”Evo” lexon ADN-në dhe nxjerr përfundimin e funksionimit të të gjitha gjenomeve