Ballina Aktualitet

Ngjarja në Shkodër, Jaupi: Jam i bindur, autorët do të kapen; Përditë dalin fakte të reja

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Rebani Jaupi, në një intervistë televizive komentoi masakrën e Shkodrës, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe një çift bashkëshortësh, pa lidhje me ngjarjen.

Jaupi u shpreh i bindur se autorët shumë shpejt do të ndalohen nga Policia.

“Strukturat e policisë po hetojnë ngjarjen në Shkodër dhe ngjarje të tjera. Ka një dritë për ngjarjen e Shkodrës. Ngjarja në Shkodër është në ndjekje, përditë dalin fakte të reja. Jam i bindur se do kapen autorët e ngjarjes në Shkodër dhe ngjarjeve të tjera të rënda të ndodhur së fundmi. Kemi marrë masa të shtuara në qarkun e Shkodrës, ku ka pasur problematika të shumta, edhe për kultivimin e drogës”, tha Jaupi në një intervistë për News 24.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVrasja e 14-vjeçarit, Jaupi: Oficeri i sigurisë e kreu detyrën
Artikulli tjetërPunimet për terminalin veri-perëndimor në Tiranë, Rama: Hapësirë 10 000 m2, modernizon e lehtëson lëvizjen e autobusëve