Ballina Flash

Mozaiku i Tiranës, rifiniturat e fundit për ta sjellë në vëmendjen e vizitorëve

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet në Mozaikun e Tiranës.

“Thesari arkeologjik po merr jetë falë ndërhyrjes restauruese, për ta sjellë sërish në vëmendje të vizitorëve”, shkroi DRTK Tiranë.

Aktualisht janë drejt përfundimit rifiniturat e fundit të objektit dhe organizimi është i tillë që të mos cenojë në asnjë moment gjendjen dhe jetëgjatësinë e objekteve arkeologjike.

Mozaiku i Tiranës është një monument arkeologjik me rëndësi të madhe historike dhe artistike. Ai daton nga periudha e shekullit të III-IV pas Krishtit dhe është një nga dëshmitë e rralla të ekzistencës së një vile romake ose ndërtese të ngjashme në atë kohë, në zonën e Tiranës. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/11/2024
Artikulli tjetërMogherini: Një nga efektet e fitores së Trump, pranimi i anëtarëve të rinj në BE