TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur lumnimin nga Vatikani të dy martirëve shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq.
“Lumnimi i dy martirëve, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq, e ngriti në 40 numrin e martirëve shqiptarë të shpallur nga Vatikani”, shprehet Spiropali.
Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohje, nderim dhe falenderim Selisë së Shenjtë dhe Papa Françeskut për lartësimin e pervujtënisë sakrifikuese të klerikëve katolikë shqiptarë për Fe, Liri, Atdhe.
/a.f/























