Ballina Aktualitet

Siguria Rrugore, Policia aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave dhe komunitetin

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, Policia në të gjithë vendin, në bashkëpunim me Drejtoritë e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Kryqin e Kuq, institucionet arsimore dhe Policitë bashkiake, ka organizuar aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave dhe komunitetin.

Aktivitetet synuan në ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Gjatë javës, Policia Rrugore ka simuluar situata rrugore me nxënësit për t’i edukuar mbi sjelljen e sigurt në rrugë‍ dhe për mënyrën e reagimit në raste emergjente . Diskutimet përfshinë respektimin e rregullave të trafikut , funksionimin e semaforit , kuptimin e shenjave të punonjësve të Policisë  dhe rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit .

Aktivitetet u shoqëruan dhe me materiale edukative, si fletëpalosje dhe ilustrime, për t’i bërë konceptet e sigurisë rrugore më të kuptueshme për nxënësit dhe komunitetin.

Policia Rrugore apelon për përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuuar të gjithë në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në vend.

/a.f/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: “Ju flet Tirana”, kartolina e shkollës “Servete Maçi” në nderim të 80-vjetorit të Çlirimit të kryeqytetit
Artikulli tjetërBERLIN – Baerbock mbështet kandidaturën e Robert Habeck për kancelar