Ballina Bota

KINEMA – Eva Longoria: Familja ime nuk jeton më në SHBA-në “distopike”

LONDËR, 15 nëntor /ATSH/- Aktorja hollivudiane, Eva Longoria ka deklaruar se familja e saj nuk banon më në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se po ndan jetën mes Meksikës dhe Spanjës, sipas BBC.

Në një intervistë për revistën franceze “Marie Claire”, Longoria ia atribuoi vendimin “ndryshimit të atmosferës” së vendit pas pandemisë së Covid-19, të pastrehëve dhe taksave të larta në Kaliforni dhe rizgjedhjes së Donald Trump.

Ajo gjithashtu pranoi se ishte mjaft e “privilegjuar” që mund të lëvizte duke thënë: “Shumica e amerikanëve nuk janë aq me fat. Ata do të ngecin në këtë vend distopian.”

Ylli i “Desperate Housewives” shihet si një mbështetëse e grave dhe latinëve në politikën e Partisë Demokratike.

Me një interes të madh për politikën e emigracionit, ajo ka qenë e përfshirë me kandidatët demokratë në nivel kombëtar dhe lokal – të paktën që nga viti 2012.

Ajo foli në Konventën Kombëtare Demokratike dhe doli në fushatën e Kamala Harris këtë vit.

Në intervistë, Longoria tha se ishte e dëshpëruar nga fitorja e Trump javën e kaluar.

“Nëse ai i mban premtimet e tij, do të jetë një vend i frikshëm”, tha ajo.

Ajo shtoi se fitorja e Trump në vitin 2016 e kishte thyer besimin e saj se “personi më i mirë fiton” në politikë.

“Gjithë jetën time jam rritur në Los Anxhelos”, tha Longoria duke shtuar se ndihej sikur ky kapitull në jetën e saj sapo kishte përfunduar.

Longoria u zhvendos në Kaliforni në të 20-at e saj. Në vitin 2006, ajo fitoi një nominim për “Golden Globe” në rolin e saj kryesor si Gabrielle Solis në “Desperate Housewives”.

Kohët e fundit, ajo ka drejtuar mini-serialin ne CNN “Searching for Mexico” and “Searching for Spain”.

Ajo është e martuar me José “Pepe” Bastón, bashkëshortin e saj të tretë dhe presidentin e transmetuesit meksikan “Televisa”.

Çifti ka një djalë 6-vjeçar, Santiago, ndërsa Bastón ka gjithashtu tre fëmijë nga një martesë e mëparshme. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkspozitë me foto dhe skica të realizuara nga Edith Durham gjatë udhëtimeve në viset shqiptare
Artikulli tjetërSHBA – Prodhuesit e vaksinave kundër Covid-19 regjistrojnë rënie pas zgjedhjes së Robert F. Kennedy Jr. si sekretar i shëndetësisë