Ballina Flash

Mjeshtrat e kabasë dhe iso-polifonisë, koncert në TKOB

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Një mbrëmje e veçantë dedikuar kabasë dhe iso-polifonisë sonë unike, u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Mbrëmja e djeshme ishte si një udhëtim muzikor përmes traditës së pasur popullore, ku kabaja dhe iso-polifonia qëndrojnë si gurë të çmuar të trashëgimisë shqiptare.

Mjeshtrat e kabasë dhe iso-polifonisë u shoqëruan nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, duke dhuruar një shfaqje unike.

Isopolifonia shqiptare është pjesë e muzikës tradicionale popullore shqiptare. Si e tillë ajo është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, e cila e mori nën mbrojtjen e saj prej vitit 2005.

Jugu i Shqipërisë e ka këngën polifonike pjesë të kulturës së tij e gjithashtu tingujt e kabasë janë të përhapura në treva të ndryshme shqiptare.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku takime bilaterale në COP29: Linjat e interkoneksionit mes Shqipërisë, RMV e Bullgarisë të përfundojnë sa më shpejt
Artikulli tjetërReshje shiu të dendura në disa qarqe, IGEO: Në lartësitë mbi 900 m dëborë