Ballina Flash

Nxënësit e “Hasan Tahsini” tregojnë arritjet e para në kodim

Tiranë, 7 Nëntor /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Hasan Tahsini”, e cila është pjesë e projektit SmartLab.

Manastirliu në një postim në rrjetet sociale thekson se, të vegjlit e apasionuar pas teknologjisë prezantuan produktet e para kreative të realizuara në laboratorin inteligjent të shkollës, me mbështetjen e mësuesve të tyre të përkushtuar.

Në kuadër të programit për zhvillimin teknologjik në shkolla, 300 institucione arsimore në të gjithë vendin janë pajisur me laboratorë inteligjente, SmartLab, duke u krijuar mundësinë nxënësve që të mësojnë kodimin që nga klasa e parë, përmes programeve interaktive dhe argëtuese.

Përmes këtyre investimeve, 35 mijë nxënësve kanë mundësi që të rrisin aftësitë e tyre përmes teknologjisë. Ministrja Manastirliu tha sot se, “Investimi në SmartLabs do të vijojë në 600 shkolla të tjera në dy vitet në vijim”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi miraton me 71 vota Buxhetin Faktik 2023
Artikulli tjetërBRUKSEL – Telefonatë Von der Leyen-Trump: Të punojmë së bashku për stabilitetin