UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-AFP/ – Kandidati republikan, Donald Trump fitoi shtetet e Kentakit dhe Indianës të martën, ndërsa Kamala Harris fitoi Vermontin, sipas parashikimeve nga disa media amerikane, përfshirë CNN dhe ABC.
Fitoret e pritura në këto tre shtete i sjellin 19 Zgjedhës të Mëdhenj Donald Trumpit dhe 3 Kamala Harrisit.
Duhen 270 Zgjedhës të Mëdhenj për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA./ a.jor.























