Ballina Flash

Gugash Magani është trajneri i ri i KF Tirana

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Gugash Magani është trajneri i ri i KF Tirana.

Klubi i Futbollit Tirana njoftoi sot se ka emëruar në krye të pankinës bardheblu trajnerin Gugash Magani.

Magani ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit bardh’e blu.

Ai sëbashku me zv. trajnerin Klodian Dervishi kanë marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të ditës së sotme, pas largimit të Bledi Shkëmbit ditën e djeshme.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPasuritë e konfiskuara të krimit në shërbim të grave artizane, bëjnë punime tradicionale me materiale të riciklueshme
Artikulli tjetërBerat, Çako: Fondet për mbrojtjen civile, mundësi që bashkitë të parandalojnë fatkeqësitë