Ballina Aktualitet

Begaj uron Trump: Forcojmë bashkëpunimin e ngushtë

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj uroi sot Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një mesazh të posaçëm të postuar në platformën X, Presidenti Begaj u shpreh se pret të forcojë me tej bashkëpunimin, duke theksuar se Shqipëria vlerëson miqësinë e gjatë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime për fitoren në zgjedhje, Donald Trump! Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim të ngushtë”, – u shpreh Presidenti Begaj, në mesazhin e urimit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDy në pranga për llogari të autoriteteve italiane, pjesë e trafikut të kokainës nga Amerika Latine
Artikulli tjetërBM – Starmer uron Trump për fitoren historike të zgjedhjeve në SHBA