Ballina Aktualitet

Donika Hoxha dekretohet ambasadore në Kroaci

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Donika Hoxhës, si ambasadore në Kroaci.

Donika Hoxha do të shërbejë gjithashtu si ambasadore e Shqipërisë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident.

Në dekret thuhet se, “Presidenti Begaj dekreton emërimin në detyrë të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident”.

Më parë, Donika Hoxha ka shërbyer si ambasadore e Shqipërisë në Bullgari ku është nderuar edhe me Urdhrin e Kalorësit Madara të rangut 1 nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjylameti: Pagë minimale për njërin nga prindërit e fëmijëve autikë apo me sindromën “down”
Artikulli tjetërMalaj: 74 miliardë lekë investime vitin e ardhshëm për projektet strategjike infrastrukturore