Ballina Bota

SPANJË – Mbi 200 të vdekur pas stuhive në vendin iberik

MADRID, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – Të paktën 205 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet që shkatërruan juglindjen e Spanjës këtë javë, sipas një raporti të ri të përkohshëm nga shërbimet e urgjencës.

“Aktualisht dhe përkohësisht, numri i viktimave është 202 persona vetëm për rajonin e Valencias”, sipas një njoftimi për shtyp nga shërbimet e urgjencës të këtij rajoni, deri tani më i prekuri nga tragjedia.

Dy vdekje të tjera ndodhën gjithashtu në rajonin fqinj Castile-La Mancha dhe një në Andaluzi, ndërsa dhjetëra njerëz, numri i të cilëve nuk dihet, janë ende të zhdukur./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformohet një bllok banimi në Njësinë 3, Veliaj: Rritet vlera e pronës për banorët 
Artikulli tjetërU paraqit në SPAK, Baçi: Jam rikallëzuar për fshehje pasurie, çështja është mbyllur një herë