Ballina Flash

Koçiu: Kabineti i Okulistikës në Poliklinikën e Durrësit, standarde të përmirësuara në kujdesin ndaj qytetarëve

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Në Poliklinikën e Specialiteteve të saporikonstruktuar në Durrës kabineti i Okulistikës ka në dispozicion për pacientët pajisje të reja dhe moderne si biomikroskopi, autorefraktometri dhe tonometri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjete sociale, pamje nga ky kabinet me pajisje moderne, që iu vjen ndihmë qytetarëve që kanë nevojë shëndetësore.

“Ky investim i ri sjell një standard të përmirësuar në kujdesin për shëndetin e syve, duke i ofruar çdo qytetari shërbim të përkushtuar dhe cilësor”, shkroi Koçiu.

Në dhomën e okulistikës është ambienti që është pajisur me aparaturat më bashkëkohore dhe u ofron shërbim të gjithë banorët e qytetit të Durrësit.

Aparatura më bashkëkohore që mat tensionin e syrit, vjen për herë të parë  i instaluar në këtë klinikë. Me këtë aparat mundësia për të infektuar syrin është zero, ndërsa kutia e lenteve shërben për të matur numrin e syzeve dhe është një pajisje e re bashkëkohore.

Ndërsa aparati i biomikroskopit realizon kontrollin e të gjitha problematikave që ka syri. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED nuk do t’i drejtohet Kuvendit me opinion
Artikulli tjetërUKRAINË – Kievi: Rusët humbën 8 000 ushtarë në inkursionin në Kursk