Ballina Flash

Kosovë, miratohet projektligji për buxhetin e vitit 2025

PRISHTINE, 30 tetor/ATSH/ Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për buxhetin për vitin 2025, i cili është në vlerë 3.6 miliardë euro. Pas miratimit në qeveri, Projektligji për buxhetin do të shkojë për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për projekt-buxhetin për vitin 2025. Kurti para kabinetit qeveritar, tha se buxheti për vitin e ardhshëm është 3.6 miliardë euro.

Ai specifikoi ndarjen e buxhetit në fusha të caktuara, ku bëri të ditur se 930 milionë do të jenë për investime kapitale.

“916 milionë euro për paga në sektorin publik. 105 milionë euro për nevojat e shëndetësisë, 87 milionë euro për siguri dhe mbrojtje, investime kapitale kemi ndarë 930 milionë euro”, tha ai.

Sipas tij, rritja e pagave në sektorin publik do të bëhet në kuadër të rritjes ekonomike. Ai goditi edhe partitë opozitare, duke i quajtur premtimet e tyre për rritje të pagave në sektorin publik si boshe.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBSH: Totali i kursimeve në banka 1.333 trilionë lekë në fund të shtatorit
Artikulli tjetërUASHINGTON – I dërguari i lartë i SHBA-së do të udhëtojë në Izrael për bisedimet e armëpushimit me Hezbollahun