Ballina Flash

Ish-pjesëmarrësit në programet e shkëmbimit në SHBA, seri bisedimesh për demokracinë

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Shoqata shqiptare e ish-pjesëmarrësve në programet e shkëmbimit në Shtetet e Bashkuara (AUSA) ka nisur serinë fillestare të “Democracy Talks”.

Ambasada e SHBA në Tiranë bëri të ditur sot se nisma e AUSA-s bashkoi ish-pjesëmarrës në programe të ndryshme të Departamentit të Shtetit të SHBA me studentë të rinj të shkencave politike për të zbuluar tendencat më të fundit në demokraci dhe të drejtat e njeriut, me folëse të ftuar nderi, Ambasadoren Michele Taylor, përfaqësuese e përhershme e SHBA në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

Përkushtimi i vazhdueshëm i Ambasadores Taylor ndaj aktivizmit dhe diplomacisë ndezi një diskutim nxitës mbi tema të ngutshme si të drejtat e LGBTQI+ dhe ndikimi i inteligjencës artificiale.

“Democracy Talks” do të vazhdojnë në nëntor me dy aktivitete të tjera. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBorrell: Shqipëria, e linjëzuar plotësisht me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian
Artikulli tjetërShqipëria në luftën kundër dezinformimit, seminar për ndërhyrjet e huaja dhe manipulimin e informacionit