Ballina Aktualitet

Rama me Diasporën në Amerikë: Garantuam votën e shqiptarëve jashtë vendit


TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim në Nju-Jork me komunitetin shqiptar në Amerikë, ku diskutoi për “Shqipërinë 2030”.

Rama u shpreh se tashmë e takon komunitetin shqiptar edhe si votues, me mundësinë e pjesëmarrjes për herë të parë në zgjedhje nga Amerika.

Kryeministri theksoi se “ky është takimi i parë pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur udhëheqjen e vendit duke votuar nga aty ku banon”.

“Më është dashur të përpiqem gjatë, për hir të së vërtetës, së bashku me kolegët e partisë time dhe të ndihem i sekëlldisur më shumë sesa një herë gjatë këtyre viteve kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur nga këtu në Shqipëri”, tha Rama.

Rama tha se “tanimë edhe ky është një premtim i mbajtur”, ndërsa kërkoi votën e tyre nga Amerika pranverën e ardhshme për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE-së. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBaza Ajrore e Kuçovës hap dyert për nxënësit e shkollave të mesme të Beratit
Artikulli tjetërRama: Pandëshkueshmëria ka marrë goditjen vdekjeprurëse në Shqipëri