Ballina Ekonomi

Tregu i sigurimeve, rriten dëmet e paguara

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) bën të ditur se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2024 kapën vlerën 18.2miliardë lekëve, shifër kjo që rezulton 7.36% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ndërsa dëmet e paguara arritën në rreth 6.1 miliardë lekë, ose 25.71% më shumë se në periudhën janar – shtator 2023.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbëjnë 91.92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.05% dhe risigurimi me 0.039%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.61% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.39% të totalit të tregut. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Bujtina e parë në fshatin Bashaj, shtohen përditë turistët e huaj në Lumin e Vlorës
Artikulli tjetërInstituti i Krimeve të Kryera në Kosovë, vizitë në Arkivin e Shtetit