Ballina Bota

NBA – Babë e bir në fushë, hera e parë në histori

LOS ANXHELES, 23 tetor /ATSH/ – LeBron James dhe Bronny James u bënë të parët babë e bir në histori që luajtën së bashku në NBA duke përmbushur një ëndërr të nisur disa vite më parë nga LeBron, pikashënuesi më i mirë në historinë e ligës.

”Ai moment … të qëndrojmë së bashku në tabelën e pikëve dhe të shënojmë së bashku, është një moment që nuk do ta harroj kurrë”, theksoi LeBron.

”Pavarësisht se sa vjeç bëhem, pavarësisht se sa më zbehet kujtesa ndërsa plakem apo çfarëdo qoftë, nuk do ta harroj kurrë atë moment”, shtoi ai.

Babë e bir hynë në lojën kundër Minesotës në të njëjtën kohë me katër minuta të mbetura në çerekun e dytë, duke shkaktuar një ovacion të madh nga turma vendase e vetëdijshme për madhështinë e asaj arritjeje.

LeBron James është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e NBA-së, katër herë kampion dhe 20 herë All-Star, ndërsa LeBron James Jr. ishte një zgjedhje nga Lakers verën e kaluar./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonferenca e plotë për shtyp, Rama: Shqipëria si një vend i BE brenda 2030; Von der Leyen: Të gjithë grup-kapitujt mund të hapen deri në fund të vitit 2025
Artikulli tjetërRama: Shqipëria nuk ka asnjë “plan B”, veç anëtarësimit në BE