Ballina Aktualitet

Arrestimi i Çyrbjas, Bardhi: Nuk është rast i izoluar

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh sot në një reagim pas arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja, i akuzuar nga nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) për tre vepra penale, se Partia Socialiste dhe Kryeministri janë të gjunjëzuar para krimit të organizuar.

Nëpërmjet  një postimi në rrjetet sociale, Bardhi tha se “firma e Edi Ramës si kryetar i PS për të plotësuar kërkesën e një prej grupeve më të rrezikshme të krimit të organizuar është akti më domethënës i gjunjëzimit të një partie politike dhe të Kryeministrit përpara tyre. Ky nuk është një rast i izoluar, por i shtrirë në çdo qark, në çdo bashki”.

Bardhi tha se trajtimi i krimit të organizuar si bashkëaksioner në qeverisje është rënie e shtetit, asgjësim i zgjedhjeve të lira, vdekje e demokracisë.

Sipas Bardhit, kjo e bën zyrtarisht Shqipërinë vendin e parë në botë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Rritja e pensioneve, detyrim dhe sfidë në rrugën drejt Shqipërisë 2030
Artikulli tjetërGonxhja: Përmirësim thelbësor i skemës, po punojmë për nivel të denjë të pensioneve