Ballina Flash

Kumbaro: Certifikata e Kategorizimit siguron TVSH 6% për hotelet


TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro certifikoi sot hotelin “Rose Garden”, në Gjirokastër.

Çertifikatat e Kategorizimit e dorëzuar nga Kumbaro i siguron këtij hoteli përfitimin nga politika e qeverisë për mbështjen e këtij sektori me TVSH 6%, nga 20% që aplikohet.

Kumbaro tregon se “Rose Garden” është hoteli i dytë i ngritur nga Qazo.

“Dita në Gjirokastër nis me një vizitë te Qazo, i cili po u shërben mëngjesin mysafirëve në hotel “Gjirokastra”, ndërsa i dorëzuam certifikatën për një tjetër oaz mikpritjeje, ndanë kalasë siç është hoteli “Rose Garden”, edhe ai plot me turistë”, u shpreh Kumbaro.

Sipas saj, hotel “Rose Garden” është një histori suksesi që ecën përpara me kontributin e gjithë familjarëve, e cila e nisi vetëm me dy-tri dhoma vite më parë e tani ka dy hotele, ku tërë anëtarët i rrinë punës mbi kokë dhe kanë plotësuar standardet për t’u pajisur me Certifikatën e Kategorizimit duke përfituar edhe nga TVSH-ja e ulur në 6%.

Shqipëria ka arritur të konsolidojë ofertën turistike, duke e shtrirë gjatë gjithë vitit dhe në të gjithë territorin. Ajo mikpriti 9.7 milionë turistë të huaj gjatë 9-mujorit janar-shtator.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZhvillohet “Maratona Fun Run” në Tiranë, garuan 2000 nxënës
Artikulli tjetërBRUKSEL – Me raportet e progresit, Komisioni Evropian synon përshpejtimin e zgjerimit