Ballina Flash

Çelet ambasada e përkohshme britanike në Kukës

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi si dhe ambasadori britanik në vendin tonë, Nick Abbott vizituan sot në ditën e parë të punës ambasadën e përkohshme të Mbretërisë së Bashkuar, hapur në Kukës.

Gjatë kësaj vizite u nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi midis Këshillit Britanik dhe Këshillit Kombëtar Rinor të Shqipërisë.

Kjo marrëveshje do të fuqizojë të rinjtë në 8 bashki në qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër duke trajnuar për lidership, pajisur me aftësi për të shkruar projekte, si dhe duke u krijuar edhe mundësi shkëmbimi.

“Së bashku, po krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri”, bëri të ditur ambasada e Britanisë në vendin tonë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: Më shumë se 1 milion turistë në sitet e kulturës
Artikulli tjetër16 emigrantët e parë mbërrijnë në Shëngjin nga Italia, ATSH sjell detaje dhe foto nga kampi i Gjadrit